A P E L
15 bursa nga Univerziteti për Turizëm dhe Menaxhment.
Të dashur qytetarë të komunës së Haraçinës,
Apelojmë te të gjithë të rinjtë të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme, nëse ekziston dëshira për të studiuar në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment Shkup, të paraqiten tek administrata e Komunës për ta siguruar bursën e plotë për studime, bursë nga e cila do të përjashtohen plotësisht nga tarifat dhe shpenzimet e shkollimit që do të kenë gjatë studimeve.
– Afati i aplikimit në komunën tonë është deri më datën 15.08.2022.
– Aplikimet në Univerzitetin për Turizëm dhe Menaxhment mund të bëhen deri më datën 01.10.2022.
Shërbimi për informim i komunës së Haraçinës