Në një atmosferë festive nxënësit e Shkollës Fillore Komunale Gjergj Kastrioti Skënderbeu na kanë dhuruar shumë emocione me pikat artistike që kishin përgatitur me rastin e patronatit të shkollës dhe festës së Flamurit.

Një falenderim të veçantë për drejtorin Xhavit Imeri, stafin e shkëlqyer, prindërit dhe nxënësit e mrekullueshëm që për disa çaste na krijuan një atmosferë shumë të këndshme dhe emocionuese.

Me këtë rast duke ju uruar për festat e Nëntorit dhe patronatin e ShF.K Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i sigorova të pranishmit se Komuna dhe unë personalisht mbetemi të përkushtuar që shkollat tona edhe përskaj investimeve të bëra do të kalojnë nëpërmes një faze të transformimit të përgjithshëm dhe do të bëjmë të pamundurën që nxënësit tanë të kenë kushtet më të mira të mundshme dhe me standarde të larta.