Kryetari Ridvan Ibraimi pjesmarrës në forumin vjetor të lidershipit “Strategjitë për bashkëpunim në mobilizimin e qëndrueshëm të resurseve dhe decentralizimit”, organizuar nga Projekti i USAID-it për fuqizimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e burimeve.
Temat kryesore që janë diskutuar ishin,strategjitë dhe mundësitë për rritjen e të hyrave komunale, avancimin e procesit të decentralizimit dhe përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së vetëqeverisjes lokale.
Komuna e Haraçinës me të drejtë mund të mburret me rezultatet e arritura nga bashkpunimi i shkëlqyer tani më dy vite me USAID sidomos në pjesën e të hyrave nga tatimi i pronës por sidomos në ngritjen e transparencës fiskale kurse dëshmi për këtë janë indekset matëse që e kanë ranguar lartë Komunën tonë edhe në pjesën e rritjes së transparencës së përgjithshme.
Gjatë takimit dyditorë që u mbajt në Shkup, Kryetari Ibraimi ka shfrytëzuar rastin për të ngritur edhe çështje të tjera për diskutim sa i takon decentralizimit dhe ka propozuar ide dhe zgjidhje konkrete për problematikat e ndryshme që besojmë se do të bëhen pjesë e diskutimeve të USAID me pushtetin qendrorë dhe të njëjtat do të shtrohen për diskutim dhe zgjidhje me qëllim të tejkalimit të pengesave sa i përket funksionimit të pushtetit lokal.
Sigurisht se problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Haraçinës kanë qenë në fokus të diskutimit të Kryetarit por edhe vërejtjet drejtuar pushtetit qendrorë për problematika konkrete me të cilat ballafaqohet komuna e Haraçinës.
Shërbimi për informim
Komuna e Haraçinës



