Në manifestimin tradicional,,Synetia 2024″ organizuar nga shoqata El Hilal.

Kryetari i komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi ka marrë pjesë në manifestimin tradicional të synetimis së fëmijëve organizuar nga shoqata El Hilal dhe e mbështetur nga Komuna Bahçelievler Belediyesi nga Stambolli i Republikës Turkye

Kryetari Ridvan Ibraimi ka faleminderuar organizatorët me ç’rast ka pranuar një dhuratë në shenjë mirënjohjeje nga Kryetari i Komunës Bahçelievler duke shprehur gadishmërinë për të vazhduar komunikimin me qëllim të bashkpunimit në të ardhmen.

Ky manifestim organizohet tani më 20 vite dhe është bërë traditë,por vlen të theksohet se këtë vit ka pasur fëmijë edhe nga Komuna e Haraçinës.