Sport

KF Shkëndija Haraçinë 77 

Shkëndija e Haraçinës është një klub futbolli nga fshati Haraçinë, në afërsi të Shkupit, në Maqedoninë e Veriut. Klubi është themeluar me qëllim për të përfaqësuar komunitetin lokal dhe për të promovuar sportin, veçanërisht tek të rinjtë shqiptarë të zonës.

Historik i shkurtër:

Themelimi: Klubi është formuar gjatë viteve të 70′  më saktë në vitin 1977 me iniciativë të sportdashësve vendas që donin të krijonin një identitet sportiv për Haraçinën.

Ngjyrat dhe simbolika: Emri “Shkëndija” simbolizon dritën, energjinë dhe ringjalljen, duke pasqyruar shpresën dhe krenarinë e komunitetit.

Pjesëmarrja në gara: Shkëndija e Haraçinës ka marrë pjesë në ligat e ulëta rajonale të futbollit në Maqedoni, duke qenë shpesh një ekip me bazë të fortë lokale dhe me përkushtim ndaj zhvillimit të talenteve të reja.

Roli në komunitet: Përveç aspektit sportiv, klubi ka pasur rëndësi të veçantë sociale dhe kulturore në fshat, duke shërbyer si pikë bashkimi për të rinjtë dhe për komunitetin shqiptar të zonës.

Në periudhën e pas luftës së vitit 2001 ka pasur një periudhë disa vjeçarë kur klubi nuk ka marrë pjesë në asnjë kompeticion. 

Me iniciativë të sportdashësve dhe ish-lojtarëve ka ardhë deri te aktivizimi i klubit në ligën e 4 rajonale dhe në 2023/24 bëhet pjesë e ligës së III republikane 

Suksesi më i madhë i Shkëndijës së Haraçinës vjen pikërisht në vitin 2024/25 kur përmes balotazhit kualifikohet në ligën II nacionale 

Synimet  dhe ambiciet e Shkendijës sigurisht se janë shumë më të larta.

Një periudhë të gjatë Shiendija është përballur me mungesën e kushteve elementare duke mos pasur fushën e sajë sportive disa vite lojrat miqësore i ka luajtur jasht Haraçinës. 

Falë angazhimit të Kryetarit të Komunës Ridvan Ibraimi ka filluar ndërtimi i stadiumit dhe punimet janë në zhvillim e sipër. 

Edhe pse me buxhet dhe mundësi të kufizuara, Shkëndija e Haraçinës ka ruajtur vazhdimisht shpirtin sportiv dhe dashurinë për futbollin, duke u bërë pjesë e identitetit lokal.