Po krijojmë kushte për zgjerimin e varrezave të Haraçinës.

Së bashku me hoxhallarët dhe banorët dolëm në terren për të përcaktuar hapësirën ku do të zgjerohet pjesa e re e varrezave.

Në kuadër të planifikimit afatgjatë dhe për të siguruar kapacitete të mjaftueshme për të ardhmen, kanë nisur punimet për rrethimin e kësaj hapësire.

Falënderoj hoxhallarët dhe banorët për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin e tyre.

Me punë dhe përkushtim, vazhdojmë të realizojmë nevojat e qytetarëve të Haraçinës.