Sot, kryetari i komunës z. Daut Beqiri, së bashku me nxënësit, stafin e komunës dhe këshilltarët komunalë, realizuan aktivitete në Parkun e Haraçinës.

Sot, kryetari i komunës z. Daut Beqiri, së bashku me nxënësit, stafin e komunës dhe këshilltarët komunalë, realizuan aktivitete në Parkun e Haraçinës.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në ringjalljen e kësaj hapësire publike, e cila për vite me radhë ka qenë e lënë anash. Me përkushtim dhe angazhim të përbashkët, parku po shndërrohet në një ambient të gjallë dhe të përshtatshëm për të gjithë qytetarët.

Parku i Haraçinës tashmë po kthehet në një vend ku familjet, rinia dhe nxënësit mund të kalojnë kohë cilësore dhe të zhvillojnë aktivitete rekreative, pranë vendbanimit të tyre.