Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, realizoi një takim me Kryetarin e Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi.
Gjatë këtij takimi u diskutua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, me fokus në iniciativa dhe projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Si dy komuna fqinje, të lidhura si në aspektin gjeografik ashtu edhe në atë shoqëror, u theksua nevoja për bashkërendim dhe angazhim të përbashkët në realizimin e projekteve me interes të përbashkët.

