Në këtë seancë u miratua iniciativa për themelimin e Këshillit Rinor Komunal në Komunën e Haraçinës, një hap i rëndësishëm për përfshirjen dhe aktivizimin e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e komunës.
Gjithashtu u diskutuan dhe u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, shqyrtimi i raporteve të punës së shkollave për gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2025/2026, si dhe miratimi i raportit vjetor dhe propozim-llogarisë përfundimtare të Komunës së Haraçinës për vitin 2025.







