Njoftim për banorët e Komunës së Haraçinës!

Njoftim për banorët e Komunës së Haraçinës!

Duke filluar nga data 16.03.2026 (e hënë), prej orës 04:00 deri në orën 07:00, NPK “Ambienti” – Haraçinë do të kryejë larjen e rrugëve kryesore në territorin e komunës.

Luten banorët që jetojnë përgjatë rrugëve kryesore, si dhe qytetarët që kanë automjete të parkuara në këtë interval kohor, që t’i largojnë ato nga trotuaret.

Me këtë aktivitet, të cilin do ta realizojmë rregullisht edhe në të ardhmen, kontribuojmë në rritjen e higjienës në komunën tonë dhe në krijimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm për jetesë.

Le të kontribuojmë të gjithë së bashku dhe me përgjegjësi për ta mbajtur të pastër komunën tonë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

NPK “Ambienti” – Haraçinë