Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ishte në fshatin Mojancë, së bashku me inxhinierë të ujërave, për të shqyrtuar mundësinë e sigurimit të burimeve të reja ujore.

Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ishte në fshatin Mojancë, së bashku me inxhinierë të ujërave, për të shqyrtuar mundësinë e sigurimit të burimeve të reja ujore.

Gjatë vizitës u analizua terreni, u identifikuan pikat e mundshme të burimeve dhe u diskutuan zgjidhjet më efektive për zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të ujësjellësit.

Komuna e Haraçinës po ndërmerr hapa konkretë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, të rregullt dhe me ujë plotësisht të pijshëm për të gjithë qytetarët.