Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, priti në takim rininë e fshatit Grushinë.

Sot, Kryetari i Komunës së Haraçinës, z. Daut Beqiri, priti në takim rininë e fshatit Grushinë.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me problemet, sfidat dhe nevojat me të cilat përballen të rinjtë në përditshmëri.

Të rinjtë shprehën shqetësimet, idetë dhe propozimet e tyre, duke treguar vullnet, energji dhe gatishmëri për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës.

Kryetari Beqiri theksoi se Komuna do të angazhohet që kërkesat e rinisë të trajtohen dhe të adresohen në mënyrë institucionale, duke krijuar më shumë hapësirë dhe mundësi për përfshirjen aktive të tyre në jetën shoqërore dhe zhvillimore të komunës.