Fillon gjysmëvjetori i dytë, sukses për nxënësit dhe mësimdhënësit!

Me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, Komuna e Haraçinës u uron suksese të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve. Fëmijët janë e ardhmja e komunës dhe meritojnë arsim cilësor, kushte të denja dhe mbështetje të barabartë.

Komuna është e angazhuar maksimalisht për përmirësimin e kushteve në shkolla dhe po punon për të krijuar një mjedis të sigurt, modern dhe frymëzues, ku çdo nxënës të ketë mundësinë të mësojë, të zhvillohet dhe të arrijë sukses.

Arsimi mbetet prioritet, po punohet fuqishëm që çdo fëmijë të ketë kushte të barabarta dhe shkolla moderne.