Sot, Kryetari i Komunës, z. Daut Beqiri, ishte në terren për të inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Orllancë, në kuadër të projektit për rikonstruktimin e Rrugës 1 dhe Rrugës 2.
Aktualisht po realizohet hedhja e zhavorrit dhe po kryhen përgatitjet teknike të nevojshme, si fazë e rëndësishme paraprake drejt asfaltimit final.
Të dy rrugët, Rruga 1 dhe Rruga 2, do të asfaltohen plotësisht, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor dhe kushtet e jetesës për banorët e fshatit Orllancë.
Kryetari Beqiri theksoi se Komuna mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve infrastrukturore që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, me synim krijimin e rrugëve më të sigurta dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal.











