Komuna ka filluar procesin e ndërrimit të dritave të ndriçimit publik.

Komuna ka filluar procesin e ndërrimit të dritave të ndriçimit publik. Punimet kanë nisur në rrugën kryesore, ku po realizohet zëvendësimi i dritave ekzistuese me ndriçim më efikas dhe më cilësor, në funksion të përmirësimit të sigurisë dhe kushteve për qytetarët.

Pas përfundimit të kësaj faze, prioritet do t’u jepet zonave përreth shkollave, me qëllim rritjen e sigurisë për nxënësit dhe qytetarët.

Ndërkohë, të gjitha defektet e evidentuara në rrugicat e vendbanimit janë sanuar dhe po vazhdohet me mirëmbajtje të rregullt të ndriçimit publik.

Në fazat e radhës, Komuna është duke u përgatitur që procesi i ndërrimit të dritave të shtrihet në të gjithë territorin e Haraçinës.