Sot, në seancën e dytë të Këshillit Komunal të Haraçinës, u miratua një vendim me rëndësi të veçantë për komunën tonë.

Me këtë vendim, Komuna e Haraçinës ka shlyer të gjitha obligimet komunale të familjeve të dëshmorëve dhe i ka liruar ato nga pagesat për shërbimet komunale.

Ky është një akt institucional i respektit dhe mirënjohjes për familjet që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë, sigurinë dhe të ardhmen tonë.