Kjo pajisje është e destinuar për selektimin dhe ndarjen e mbeturinave sipas llojit, përfshirë plastikën, letrën, metalin dhe fraksione të tjera të riciklueshme, duke e bërë procesin e trajtimit shumë më efikas, më të kontrolluar dhe më të sigurt për mjedisin.
Ky investim është në kuadër të projektit “BE CLEAN BE GREEN – BËHU I PASTËR, BËHU I GJELBËR” dhe është financuar nga IPA Fondet e Bashkimit Europian në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut, i cili është një hap i rëndësishëm në procesin e modernizimit të shërbimeve komunale dhe kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetesës për të gjithë banorët e Haraçinës.







