Ky projekt, i mbështetur nga Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë për Punë Sociale, komunat dhe Qendrën për Asistencë, do të fillojë me ofrimin e shërbimeve shtëpiake për të moshuarit në nevojë nga muaji janar. Është një hap i madh drejt një Haraçine më humane, më solidare dhe më të përgjegjshme.
Projekti jo vetëm që forcon kujdesin ndaj gjeneratës së moshuar, por hap edhe mundësi të reja punësimi për të rinjtë tanë të kualifikuar, veçanërisht ata që kanë përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë. Deri tani kanë aplikuar 10 të rinj, ndërsa synojmë që ky numër të arrijë në 30.
Për herë të parë në komunën tonë po realizohet një projekt i këtij lloji — një dëshmi e qartë se kur bashkëpunojmë, mund të krijojmë ndryshim të vërtetë.
Haraçina po ecën përpara. Bashkë po ndërtojmë të ardhmen!

