Komuna e Haraçinës njofton se Kryetari z. Daut Beqiri ka emëruar z. Ferat Fejzullahu drejtor të Shkollës Fillore “Bajram Shabani”.

Z. Fejzullahu vjen me përvojë dhe angazhim të dëshmuar në fushën e arsimit dhe do të kontribojë në forcimin e cilësisë së procesit mësimor, si dhe në krijimin e një mjedisi edhe më të sigurt dhe modern për nxënësit tanë.

I urojmë z. Fejzullahu suksese në detyrën e re.