Të nderuar qytetarë,
Sot kemi filluar renovimin e plotë të pjesës së brendshme të ambulancës në vendbanimin Haraçinë, duke shënuar kështu përmbylljen e një bashkëpunimi shumë të suksesshëm trevjeçar me shoqatën Kalliri i Mirësisë dhe organizatën Islamic Relief. Në këtë ngjarje ishte prezent edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit z. Samir Iseni.
Me këtë rast, në emrin tim dhe të gjithë banorëve të Komunës së Haraçinës, shpreh falënderime të sinqerta për Kryetarin e Kallirit të Mirësisë, z. Nexhat Lika dhe Drejtorin e Islamic Relief z. Muhamed Sulejman, për ndihmën dhe mbështetjen e madhe që na kanë ofruar gjatë këtyre tre viteve.
Gjatë kësaj periudhe kemi realizuar projekte shumë të rëndësishme në fushën e bujqësisë, mbrojtjes së mjedisit, ndërsa sot, përmes renovimit të ambulancës, po investojmë në shëndetësi me synimin për të përmirësuar kushtet dhe cilësinë e shërbimeve për banorët tanë.











