Dy Hafizë të rinj nga Komuna e Haraçinës

Sot, në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, në organizim të Myftinisë së Shkupit dhe në prani të Reis ul-Ulemasë H. Shaqir ef. Fetahu dhe Myftiut të Shkupit Dr. Qenan Ismaili, u promovuan tre hafizë të rinj. Me krenari theksojmë se dy prej tyre janë nga Komuna e Haraçinës – Jetmir Murtezani nga Orllanca dhe Shuajb Sadiku nga Haraçina.

Të dy e kanë përfunduar hifzin në Institutin e Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu”, nën udhëheqjen e drejtorit Hfz. Xhemail Nuhiu të cilit i shprehim mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tij të palodhshëm.

Isha i pranishëm për t’i uruar personalisht këta të rinj që janë shembull i dijes, fesë, përkushtimit dhe vlerave të larta morale.

Komuna e Haraçinës do të jetë gjithmonë pranë rinisë që ecën në rrugën e dijes, fesë dhe arsimit, si themel i një të ardhmeje të ndritur.