Haraçina Kuq e Zi – 24 Qershor: Dita e Çlirimit dhe Betejës së Lavdisë

Haraçina, në këtë 24 Qershor vishet kuq e zi – me krenarinë e një historie që lindi nga gjaku i bijve më të mirë të saj, nga sakrifica sublime për liri dhe dinjitet. Në këtë ditë të veçantë u përkujtua beteja që nuk ishte thjesht një përplasje armësh, por një thirrje zemre, një manifestim i dashurisë së pakusht për atdheun.

Këtu u shkrua një nga faqet më të ndritura të historisë më të re të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Pikërishtë në Haraçinë 24 vite më parë aty ku pushka e lirisë sfidoi padrejtësinë, aty ku rinia u rreshtua në ballë për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të lirë dhe më të ndritur, pikërisht aty i vulos fitorja e UÇK-së.

Haraçina nuk u përkul. Haraçina zgjodhi qëndresën.

Sot, 24 vjet më vonë, kujtojmë me nder ata që dhanë jetën, që ëndrrat t’i kemi të lira. 24 më pas kemi përkujtuar sakrificën që na mëson se dashuria për atdheun nuk vdes kurrë. Ajo kalon nga gjenerata në gjeneratë – nga flamuri në zemrën e rinisë që sot ndërton, mbron dhe udhëheq.

Lavdi dëshmorëve!
Lavdi Haraçinës së lavdishme!
E ardhmja është e atyre që nuk harrojnë, që nuk dorëzohen, që jetojnë për idealin kuq e zi!