Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, sot pata kënaqësinë të jem pjesë e manifestimit për nder të 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm – një prej ngjarjeve më madhore në historinë kombëtare shqiptare – në qytetin historik të Prizrenit, kishim nderin që, së bashku edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, të përkujtojmë jo vetëm kontributin e Lidhjes në mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe identitetit kombëtar, por edhe përkushtimin e institucioneve lokale për ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore të kombit tonë.

“Lidhja e Prizrenit mbetet një simbol i fuqishëm i vetëdijes kombëtare dhe i vizionit për një të ardhme të përbashkët, që edhe sot duhet të na udhëheqë.”

Ky përvjetor shërben gjithashtu si një shprehje mirënjohjeje ndaj të gjitha atyre gjeneratave që luftuan për liri, barazi dhe identitet kombëtar.

#LidhjaËshtëGjallë