Të nderuar qytetarë
Kemi përfunduar me vendosjen e paneleve diellore për prodhim të rrymës elektrike në Sh.F.K Bajram Shabani në vendbanimin Grushinë.
Pasi vendosëm pompat termike, tani kemi ndërmarrë edhe hapin e dytë në drejtim të rritjes së efikasitetit energjetik dhe kjo nënkupton ulje drastike të shpenzimeve, mjete këto që në të ardhmen do të shfrytëzohen për investime në infrastrukturën e shkollës dhe avansimin e kushteve mësimore.
Ky projekt po realizohet në të gjithë shkollat tona dhe është një ndërhyrje shumë serioze me qëllim të uljes së shpenzimeve për energji elektrike dhe ngrohje.



