Është kompletuar faza e parë e donacionit nga shoqata “Kalliri i mirësisë” në bashkëpunim me Islamic Relief që përfshinë makineri për nevojat e Ndërmarrjes Komunale “ Ambienti”.

Është kompletuar faza e parë e donacionit nga shoqata “Kalliri i mirësisë” në bashkëpunim me Islamic Relief që përfshinë makineri për nevojat e Ndërmarrjes Komunale “ Ambienti”.

Me shumë kënaqësi mund të konstatojmë se tani më kemi një ndërmarrje të kompletuar që do të ofroj shërbime cilësore për qytetarët.

Satisfaksion për ne janë rezultatet e punës permanente dhe të mirat që po i ndjejmë bashkarisht si banorë të Komunës sonë.

Sot ishte një ditë e veçantë për mua si Drejtor i Ndërmarrjes Komunale ,,Ambienti” dhe arsyeja ishte kompletimi i donacionit nga Islamic Relief dhe Shoqatës Kalliri i Mirësisë të cilët i falemnderoj përzemërsisht.

E ndjej të nevojshme që publikisht të falemnderoj Kryetarin e Komunës Ridvan Ibraimi dhe Këshillin Komunal për punën dhe mbështetjen e fuqishme që po i japin Ndërmarrjes Komunale.

Tani më me bindje të plotë mund të themi se Komuna jonë ka një ndërmarrje shumë të konsoliduar dhe efikase e sidomos në aspektin teknik mendoj se jemi një ndërmarrje për t’a admiruar.

Tani më shërbimet që ofrojmë për qytetarët do të marrin një dimension tjetër në aspekt të cilësisë dhe profesionalizmit.

Jam shumë i bindur se ka ardhë koha që Komuna jonë të mburret me punët dhe shërbimet cilësore që ofron për qytetarët e sajë.

Të nderuar qytetarë, unë bashk me ekipin tim jemi duke punuar në përpilimin e një plani aksional për veprim dhe besojmë që për një kohë të shkurtër çdo pagues i rregullt i shërbimeve komunale do t’a ndjejë ndryshimin në aspekt të rritjes së cilësisë së shërbimeve.

Tani më edhe ne si ndërmarrje,por edhe qytetarët nuk kemi asnjë arsye për mos përmbushje të obligimeve dhe detyrimeve.

Qytetarë të nderuar, Ju bëj APEL që të kryeni në kohë pagesën e faturave për shërbimet komunale që i shfrytëzoni, sepse kështu bashkarisht do të krijojmë një Ndërmarrje model për shërbime cilësore dhe efikase.

Shfrytëzojë rastin, që t’ju bëj thirrje të gjithë atyre që kanë nevojë për punë dhe kanë dëshirë ti bashkohen ekipit tonë, të drejtohen në zyrat e NPK ,, AMBIENTI ” të cilat gjenden në lokalet e godinës komunale.

Me respekt

Drejtori i NPK AMBIENTI

Arsim Bajrami