Historia e Komunës

Komuna e Haraçinës është komunë që shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë. Qendra e komunës gjendet në Haraçinë.

Komuna e Haraçinës, e formuar në vitin 1996, prej kur u nda prej Komunës së mëparshme të Gazi Babës, gjeografishtë gjindet rrethë 220 m lartësi mbidetare me pjesën veriperendimore te rrafshnaltës së Shkupit, përfshin pjesë të rrafshinës jugperendimore të Malit të zi të Shkupit, dhe pjes prej rafshinës së Shkupit.

Ajo kufizohet me Komunën e Gazi Babës, Ilindenit, Kumanovës dhe Likovës. Komuna përfshin katër (4) vendbanime edhe ate: v.b. Haraçinë me 2.250 familje, v.b. Orllancë me 140 familje, v.b. Grushinë me 180 familje, v.b. Mojancë me 50 familje. Komuna përfshin gjithsej 30 km2 sipërfaqe (sipas ndarjes së re teritorijale) dhe numrohet si njëra ndër më të voglat Komuna sipas sipërfaqes në Republikën.

Haraçina është Komunë e dendur me banorë rreth 15.000 banorë (situatë momentale), kurse dendësia mesatare e për kokë banorve është afër 500 banor në 1 km2. Popullata e Komunës është me përbërje të ndryshme nacionale- të përzier, ku 98% janë prej nacionalitetit shqiptarë, 2% janë prej nacionalitetit maqedonas.

Komuna e Haraçinës siç dihet, është Komunë nga më të varfurat në rrethinën e Kryeqytetit por edhe në shtet. Ajo qysh nga sistemi i mëparshëm njëpartiak, para disa dekadave, por edhe në kohën e sistemit të pluralizmit, është e lanun në harresë dhe e zhytur nga ana e shtetit, pa kurfar kujdesje për përmirsimin e kushteve jetësore të qytetarëve, pa kurfar investime publike nga ana e Qeverisë së R. së Maqedonisë. Edhe para dhe pas formimit të saj, deri më ditët e sotme, në Komunën tonë në krahasim me Komunat tjera, shumë pak dhe asgjë nuk është investuar nga ana e shtetit.