Аshtu siç ju kemi premtuar shkollën fillore komunale “Abdyl Frashëri” e bëmë shkollë të pavarur si subjekt i ri arsimorë.

Të dashur nxënës,prindër dhe qytetarë të komunës Haraçinë, ashtu siç ju kemi premtuar shkollën fillore komunale “Abdyl Frashëri” e bëmë shkollë të pavarur si subjekt i ri arsimorë.

Poashtu ju kemi premtuar se do t’a bëjmë komplet të ri objektin duke e renovuar nga themeli, këtë edhe po e bëjmë me sukses.

Ju premtuam se ky objekt më nuk do të quhet ,,Shkolla e Vjetër” dhe vërtet tani më nuk e meriton të quhet e ,,vjetër” por një objekt me kushte dhe standarde të larta e cilsore për të zhvilluar procesin edukativo-arsimorë.

Të nderuar qytetarë, ju kam dhënë fjalën se prioritet do të jetë arsimi dhe mendoj se kemi arritë të bëjmë punë të mira në shkollat tona sepse investimi në arsimim është investim në ardhmërinë e shoqërisë dhe kombit në përgjithësi.

Pjesa e brendshme tani më ka përfunduar, me nxemje qëndrore komplet të re, dysheme të reja, lyerje dhe ngjyrosje, dritare dhe dyer, tavane të reja dhe ndriçim të ri dhe më e rëndësishmja izolim të jashtëm dhe fasadë që dukshëm do të reduktojë shpenzimet për ngrohje gjatë dimrit.

Ka mbetur edhe pjesa e jashtme për t’u bërë dhe punët janë duke vazhduar për rregullimin e pjesës së jashtme, gjelbërim dhe parkingje por edhe një amfiteatër i hapur për shfaqje.

Ju premtoj që nuk do të ndalemi, bashkarisht do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat dhe vështirësitë pa u lodhur asnjëher.

Vazhdojmë të bëjmë shumë punë të mira dhe të hajrit për qytetarët tanë sepse qytetarët e meritojnë.