Vizioni

Një vend i qetë për të jetuar, me mjedis të paster ekologjik dhe infrastrukture funksionale. Komune rurale që nuk do të jete ndryshe nga komunat urbane në Maqedoni.

Unë jam një grua me dituri, me dinjitet dhe me integritet. Une di me se miri ta qeveris komunën për arsye se këtë e konsideroj përgjegjesi dhe jo privilegj, siç praktikonin të tjeret. Nuk mund të qendrojmë më pas njerezve që nuk e dine rolin e komunës. Nuk mund t’i kthejme vitet dhe nuk kemi kohë të luajmë lotari me jetët tona dhe me jetët e fëmijëve tane dhe të afërmëve tanë. Momentalisht kemi kushte të keqija dhe duhet që ti ndryshojmë. Nuk kemi ujë të pijshem, nuk kemi çerdhe fëmijësh dhe shkolla, nuk kemi kanalizim, nuk kemi rrugë dhe trotuare, e të mos flasim për qendra kulturore dhe rinie. Na duhet të fillojme nga zeroja, tanime nuk kemi kohë për të humbur. Komuna do të administrohet në mënyrën më transparente.

Zëri i qytetarëve do të jetë prioritet dhe orientim për administrimin e komunës sonë. Prioritetet e komunës, si dhe planet vjetore, do të përcaktohen në përputhje të plote me qytetarët, nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta me ta. Për buxhetin e Komunës dhe për planet e harxhimit, do të mbahen një sërë konsultimesh me qytetarët, e posaçërisht theksi do të vihet te femra dhe te grupet e margjinalizuara, në menyrë që zëri i tyre të përfshihet në çdo nismë komunale. Përveç se do të jetë transparente, komuna do të jetë edhe efektive për arsye se do të krijohen ekipe nga të punësuarit dhe do të përpiqemi të kemi njerëz me njohuri dhe shkathtësi të mirëfillta. Do të organizojmë trajnime plotësuese për të punësuarit, me qëllim që të krijojme ekip që do të punojë për realizimin e të gjitha aktiviteteve komunale të parashikuara. Të rinjtë do të jenë shtylla qendrore e Komunës. Pjesa më e madhe e kandidatëve për këshilltarë komunale të listës sonë janë të rinj me moshë deri 30 vjeç. Momentalisht nuk kemi asnjë qendër rinie në Komunë dhe do të angazhohemi të krijojmë të paktën një qendër kulturore për të rinjte ku ata do të mund të shoqërohen dhe të kalojnë një kohë të caktuar. Po ashtu, Komuna do të përpiqet të ketë një këshill funksional të rinjsh dhe femrash, të cilët kanë qenë të lënë pas dore nga të gjitha garniturat komunale paraprake. Zhvillimi ekonomik vendor do të nxitet posaçerisht nga sipermarrësit potenciale të rinj të komunës.

Do të angazhohemi që të ndërlidhemi me të gjitha programet qeveritare për mbështetjen e ndërmarresish që t’u ndihmohet të rinjve dhe ndërmarrjeve të mesme të Komunës sonë. Një theks i veçantë do t’i kushtohet zhvillimit  të bujqësise për arsye se ne jemi një komunë rurale dhe një pjesë e madhe e banorëve jetojnë pikërisht nga bujqesia. Mjetet nga IPARD që janë të destinuara për bujqit do të mund të kontribojnë në zhvillimin e bujqësisë në komunën e Haraçinës.