Kryetari

CV e Kryetarit

Ridvan Ibraimi, Magjistër i ekonomisë

Kryetarë i Komunës së Haraçinës

Ridvan Ibraimi i lindur më vitin 1984 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i mbaroi në Shkup, studimet deri diplomike si dhe studimet pasdiplomike i ka përfunduar në univerzitetin shtetërorë të Tetovës në vitin 2016 dhe fitoi titullin Master i Ekonomisë në Departamentin e Kontabilitetit dhe Auditit. Është njohës shumë i mirë i kompjuterit si dhe programeve kompjuterike, si dhe aplikacione tjera në internet. Ka aftësinë menaxheriale, është fleksibël për punën në ekip, ka aftësinë për të përfunduar të gjitha gjërat e filluara brenda një afati të caktuar kohor. Që nga janari i vitit 2010, ai ka qenë përherë në funksionet e menaxhimit në institucionet shëndetësore. Së pari në Institutin për Rehabilitimin të dëgjimit, të folurit dhe zërit në Shkup.

Që nga viti 2012, ai ka shërbyer si Drejtor Organizativ në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup. Nga nëntori i vitit 2021,  është zgjedhur kryetar i komunës së Haraçinës në zgjedhjet e përgjithshme dhe të drejtëpërdrejta. Ai është pjesëmarrës në disa kongrese dhe trajnime udhëheqëse në institucionet shëndetësore. Ridvan Ibraimi është bashkëshort i Hirmete Ibraimit dhe babai i tre fëmijëve Dijari, Muhamedi dhe vajza Hamdije.