Sot, kryetari i komunës tonë z. Ridvan Ibraimi kishte nderin të merr pjesë në kremtimin e përvjetorit të gjashtë të Univerzitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Me ftesë të rektorit prof. Dr. Izet Zeqirit, sot kryetari i komunës tonë z. Ridvan Ibraimi kishte nderin të merr pjesë në kremtimin e përvjetorit të gjashtë të Univerzitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Përgëzoj profesorët dhe gjithë stafin akademik pranë Univerzitetit Nënë Tereza në përkushtimin e tyre në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe vlerave akademike, duke krijiuar mundësi për studimin e të rinjëve në profile të ndryshme që janë deficitare në vendin tonë.

Uroj mbarësi në punën e tyre të shenjtë si dhe suksese studentëve të cilët janë e ardhmja e këtij vendi.

Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinës