Të nderuar banorë të komunës së Haraçinës,

Sot më datë 3 shtator 2022, kishim një ditë të veçantë, kishim nderin që të bëjmë prerjen e shiritit, i cili simbolizon realizimin e një nga projekteve kapitale për komunën tonë, i cili simbolizon realizimin e ëndrrës sonë së kamotshme.

Dekada me radhë, ballafaqoheshim me problemin e ujit, gjë e cila na detyroj që personalisht të kërkojmë zgjidhje, pra hapëm puset nëpër oborret tona, por ama, kjo ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme.

E kërkonte nevoja që zgjidhja e çështjes së ujit të merr karakter të përhershëm, andaj, edhe gjatë fushatës zgjedhore dhamë besatimin tonë se çështja e ujit për banorët e komunës së Haraçinës do të zgjidhet menjëherë posa t’na jepet mundësia e parë.

Në këtë drejtim, ndjej kënaqësi të veçantë, që unë së bashku me ekipin tim, me një përkushtim të madh e me punë të palodhshme, që banorëve të komunës së Haraçinës tu ofrojmë zgjidhje e përhershme e problemit me ujin.

Por ama, ky projekt kapital për neve do të ishte i pamundur pa mbështetjen e mikut tonë, kryetarit të komunës së Ejup Sulltan z. DENİZ KÖKEN dhe ekipit të tij.

Andaj, shfrytëzoj rastin që në emrin tim, në emër të ekipit tim, në emër të banorëve të komunës së Haraçinës, që kryetarit të komunës së Ejup Sulltan z. DENİZ KÖKEN ti shpreh mirënjohjen time të veçantë për mbështetjen e parezervë që ia dhanë komunës së Haraçinës për zgjidhjen e kësaj çështje vitale për ne.

Nuk mund të gjej fjalë për ta përshkruar atë se sa falënderues jemi për këtë, e as të gjej ndonjë mundësi tjetër që t’ua kompensojmë këtë me ndonjë të mirë tjetër, por ama, sa herë që dot përmendet uji në komunën e Haraçinës, po aq do të përmendet z. Deniz Koken dhe stafi i tij në komunën e Ejup Sulltan. Ajo që mund të bëjmë ne, është që së paku ti përkujtojmë në lutjet tona.

Për kontributin i pandërprerë, për mos-hezitimin në dhënien e mbështetjes për projektet kapitale, realizimi i të cilave komunën e Haraçinës e rreshton në grupin e komunave evropiane, siç ishte projekti i hapjes së subjektit të ri të Shkollës fillore Abdyl Frashëri, zgjidhja e çështjes së kanalit të Haraçinës, si dhe përshpejtimi i procedurave të nevojshme me qëllim të lëshimit në përdorim të ujit, falënderojmë në veçanti zëvendës/kryeministrinë e parë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut z. Artan Grubi, ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor z. Naser Nuredini, zëvendës ministrin e transportit z. Bekim Rexhepin, si dhe ministrin e ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi,

Njerëzit e mëdhenj nuk mbahen mend për nga fjalët e mëdha të tyre, por për nga veprat e tyre….

Të nderuar banorë të komunës së Haraçinës, me simbolikën e prerjes së shiritit edhe oficilisht lëshuam në përdorim ujin, por ama, ky është vetëm hapi i parë. Në këtë fazë ujë dot jetë i përdorshëm, por jo edhe i pijshëm. Besoj se për një afat të shkurtër kohor do të përfundojnë të gjitha analizat e nevojshme në institucionet përkatëse, përmes së cilëve do të verifikohet se uji dot jetë edhe i pijshëm. Po ashtu, në të njëjtën kohë dot bëjmë edhe inspektimin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit, nëse ka ndonjë pengesë për funksionim normal.

Për çdo risi, lidhur me përdorimin e ujit, të gjithë banorët do të njoftohen me kohë.

Edhe një herë, përzemërsisht falënderime të shumta për mbështetësit e këtij projekti me rëndësi jetike, pra falënderojmë komunën e Ejup Sulltan dhe kryetarin z. DENİZ KÖKEN për përkrahjen e dhënë, me shpresë se bashkëpunimi jonë nuk dot ndalet këtu, por do të vazhdoj edhe në të ardhmen me projekte tjera me rëndësi për banorët tanë.