Të nderuar banorë të komunës së Haraçinës.

Në protestën e djeshme në të cilën ishte personalisht prezent edhe kryetari i komunës sonë z. Ridvan Ibraimi, u mbajtë takim me udhëheqësinë e qendrës rajonale të EVN-së dhe trupit koordinues i zgjedhur nga vetë banorët që ishin pjesëtarë në protestë.

Sot në hapësirat e komunës së Haraçinës u realizua takimi më gjithëpërfshirës, në të cilin morën pjesë Ministri i ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi, trupi koordinues, përfaqësues nga këshilli pranë këshillit komunal, pronarë të bizneseve aktive në komunën e Haraçinës me përfaqësuesit nga EVN-Maqedoni.

Në këtë takim u morr vendim që secila palë e prekur të bënë punën e vet, të kryej obligimet e veta në bazë të ligjit, kështu që nga e hëna ekipet e EVN-Maqedoni pa probleme të punojnë në terren në Komunën e Haraçinës, të investojnë në modernizimin e rrjetit me qëllim që në mënyrë të pandërprerë banorëve të kësaj komune t’u sigurohet rrymë elektrike kurse banorët e komunës së Haraçinës të fillojnë të bëjnë pagesat e faturave në mënyrë të rregullt.

Me qëllim që shërbimeve të EVN-së tu sigurohen kushte më të përshtatshme për punë në teren, do të angazhohet kompania e sigurimeve, e cila merr përsipër përgjegjësinë e sigurimit të ekipeve të EVN-së.

Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinës