Lajm i mirë nga zv.Kryeministri i parë z.Artan Grubi për komunën e Haraçinës.

“Më në fund do të rregullohet kanali i ujërave të zeza në komunën e Haraçinës.

Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam vendimin për realizimin e procedurës për furnizim publik për rregullimin e kanalit qarkor në këtë komunë.

Investim jashtëzakonisht i rëndësishëm në vlerë prej rreth 66 milionë denarë në shërbim të jetës cilësore të banorëve të Haraçinës.”