15 bursa nga Univerziteti për Turizëm dhe Menaxhment për komunën e Haraçinës

A P E L

15 bursa nga Univerziteti për Turizëm dhe Menaxhment.

Të dashur qytetarë të komunës së Haraçinës,

Apelojmë te të gjithë të rinjtë të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme, nëse ekziston dëshira për të studiuar në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment Shkup, të paraqiten tek administrata e Komunës për ta siguruar bursën e plotë për studime, bursë nga e cila do të përjashtohen plotësisht nga tarifat dhe shpenzimet e shkollimit që do të kenë gjatë studimeve.

– Afati i aplikimit në komunën tonë është deri më datën 15.08.2022.

– Aplikimet në Univerzitetin për Turizëm dhe Menaxhment mund të bëhen deri më datën 01.10.2022.

Shërbimi për informim i komunës së Haraçinës