Të nderuar banorë të Komunës së Haraçinës, bashkëpunimi ndërmjet dy komunave, asaj të “EjupSulltan” dhe “Haraçinës” solli realizimin e projektit të përbashkët me çka u siguruan pompat e ujit me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme.

Specifikacionet e projektit:

* 2 pompa “Alarko Komple Paslanmaz Motopomp” –

Në bazë të përllogaritjeve të ekspertëve, të nevojshme janë 39.5 litra ujë në sekond, ndërsa ne kemi siguruar mbi 41 litra ujë në sekond.

Me këtë projekt qytetarëve të komunës sonë do t’u zgjidhet problemi shumëvjeçar i ujit dhe do të kenë ujë të pijshëm, të përdorshëm dhe afatgjatë.

Mirënjohës ndaj kryetarit të komunës së EjupSulltan z. Deniz Köken si dhe ndaj shoqatës Üsküp Brezalılar Derneği.

Shërbimi për informim i komunës së Haraçinës