Në bashkëpunim mes Komunës së Haraçinës dhe Shtëpisë së shëndetit, perfaqësuar nga drejtori z. Besim Koka u bë rinovimi i ambulancës në vendbanimin Haraçinë, edhe atë:

– Paisja me ujë në të githë objektin e ambulancës;

– Riparimi i brendshëm i ambulancës;

– U bë ndrrimi i dyerve, dritareve si dhe ndriçimi në të gjitha zyrat e objektit;

– Rikonstruimi i tualeteve;

– Ngjyrosja e të gjitha hapësirave të brendshme të objektit;

– u rregullua parkingu i ambulancës;

– U larguan mbrojtëset e hekurta që ishin në oborrin e ambulancës;

– Pjesa e pasme e ambulancës nga një rrëmujë e madhe që ishte pothuaj se gjysmë deponi, u shndërrua në park.

Po ashtu z. Koka premtoj vazhdimësi të punimeve tjera (rregullimi i dyshemesë dhe çatisë).

Drejtori Koka paralajmëroj edhe hapjen e një laboratori ku qytetarët tanë dot kenë mundësinë për kontrollimin e gjakut.