Sot festojmë 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit e cila përbën ngjarjen më të rëndësishme deri atëherë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga ngjarjet më madhoështore në historinë e popullit 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑.

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë shqiptare më e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut.
Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën Kuvendin mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.
U themelua më 10 qershor 1878 në xhaminë e Bajraklisë të Prizrenit, ku ishte edhe qendra e Vilajetit të Kosovës dhe organizim politik i Katër Vilajeteve të: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës, ndërsa drejtuesit kishin qëllim të ndërtojnë unitet të plotë për të kundërshtuar copëtimin e territoreve shqiptare.

Urime 144 vjetori i Lidhjes së Prizrenit!