Kryetari i komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi realizoi takim me rektorin e Universitetit për Turizëm dhe Menaxhment Shkup, prof. Dr. Ace Milenkovski me të cilin nënshkruam memorandum bashkëpunimi.

Në këtë takim gjithashtu ishin prezent edhe profesorët nga komuna jonë prof. Mitat Ramadani, prof. Isuf Bislimi dhe prof. Qenan Iseni.

Ky memorandum ndërmjet komunës dhe Univerzitetit për Turizëm dhe Menaxhment Shkup do të organizojë aktivitete dhe projekte të ndryshme në fushën e arsimit dhe shkencës, të cilat do të kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Komunën e Haraçinës.

Ky bashkëpunim ka nisur me dhënien e 15 bursave nga UTMSH për regjistrimin në studimet universitare për të rinj në Komunën e Haraçinës në vitin akademik 2022/2023.

Bursat do të shpërndahen për studentët më të suksesshëm në Komunën e Haraçinës, për të rinjtë e familjeve sociale si dhe pjesë të administratës komunale për zhvillim të mëtejshëm.

Në të njëjtën kohë, të gjithë bursistët do të përjashtohen plotësisht nga tarifat dhe shpenzimet e shkollimit që do të kishin gjatë studimeve.

Vizioni dhe misioni i përbashkët është për një komunë moderne, në të cilën arsimi cilësor duhet të jetë themeli i suksesit të mëtejshëm.

Ky bashkëpunim me siguri do të çojë në projekte cilësore, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin modern të komunës sonë.