Kryetari i Komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi ishte për vizitë në zyrat e O.H Kalliri i Mirësisë i cili u mirëprit nga kryetari i OH Kalliri i Mirësisë z. Nexhat Lika i shoqëruar nga sekretari gjeneral z. Abedin Arifi dhe nënkryetari z. Muamer Shkrijelj.

Z. Ibraimi i falënderoi nikoqirët ku dhe ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në sferën e mbrojtjes sociale dhe bamirësisë me shpërndarjen e 200 pakove ushqimore gjat muajit të ramazanit për qytetarët e Komunës së Haraçinës.

Z. Lika përveç se falënderoi kryetarin tonë z. Iibraimi për mirënjohjen, ai gjithashtu shprehu gadishmërin për bashkëpunim edhe më të thellë ndërinstitucional me projekte në sfera të ndryshme.