Kishim nderin që në Komunën tonë të mirëpresim përfaqësuesit nga Komuna Eyup Sulltan dhe shoqatës Brezalilar nga qyteti i Stambollit për ardhjen e të cilëve ju kishim paralajmëruar edhe më parë.
Z. Metin Çırpan këshillëtar, z. Akif Kabadayı ish shef i administratës së ujësjellësit dhe kanalizimit, z. Kani Yıldız nënkryetar i shoqatës “Brezalılar” dhe z. Fatih Yıldız anëtarë i stafit komunal, janë këtu për të biseduar dhe për të shqyrtuar problemin që më së shumti na shqetëson neve si Komunë, çështjen e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Meqenëse janë dhe expert të kësaj fushe bashkarisht dolëm dhe në teren për të inspektuar dhe vlerësuar gjendjen e tanishme të rrjetit të ujësjellësit, që më pas të rregullojmë, gjegjësisht të modernizojmë infrastrukturën nëntokësore.