Në komunën e Haraçinës u bë hapja e zyrës së Agjencionit për Punësim

Për të qenë shërbimet më pranë qytetarëve, në objektin e Komunës së Haraçinës u bë hapja e zyrës së Agjencionit për Punësim.

Me qëllim që shërbimet që ofron Agjencioni i Punësimit për personat e pa punë dhe ndërmjetsimit më të madh të tyre për aktivitetet e realizuara nga institucioni.

Ju njoftojmë se në zyrën e sapo hapur të disperzuar në Komunën e Haraçinës qytetarët do të mund t’i marrin këto shërbime:-Regjistrimi i parë si person i papunë/person tjetër që kërkon punë;-Regjistrim i rregullt si i papunë/person tjetër që kërkon punë;-Lëshim i vërtetimit për personin e papunë;-Dhënia e informacioneve për personat e papunë, për të gjitha shërbimet që ofron Agjencioni për Punësim i RMV-së dhe shkëmbimin e informacioneve për mundësinë e pjesëmarrjes në Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës.

Shërbimet informative Komunale Haraçinë.