Kryetari i Komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi bashkë me kryetarin e këshillit z. Sejdi Nebiu priti në takim në zyrën e tij përfaqësuesit e Myftinis së Shkupit në krye me Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili,Sekretari i Myftinisë së Shkupit Mr. Nexhmi Ferati,Referenti i arsimit fetar pranë Myftinisë së BFI – Shkup hfz. Irfan ef. Sulejman,Referent i Vakëfit dhe përgjegjës i xhamive të Karadakut Fejsall ef. Kadriu.

Në këtë takim u bisedua për shumë çështje të cilat janë në interesin tonë si qytetar të Komunës së Haraçinës.Në fund të takimit, në shenjë respekti dhe vlerësimi , Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili i dhuroi Kryetarit z. Ibraimi veprën e tij, librin e botuar, “Xhamia, simbol i Shkupit”.