Kryetari i Komunës së Haraçinës z. Ridvan Ibraimi ishte në takim pune me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini.

Temë diskutimi ishin prioritetet e Komunës tonë, përmisimi i infrastruksturës,furnizimi me ujë si dhe grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të zeza, për të cilat Ministria e cila udhëhiqet nga z. Naser Nuredini tashmë ka siguruar mjete nga buxheti për projekte për Komunën e Haraçinës. Gjithëashtu është biseduar edhe për shumë çështje aktuale ku z. Nuredini na informoi edhe për mjete të tjera në dispozicion për Komunën tonë.