Me qëllim parandalimin dhe ballafaqimin me Korona virusin COVID 19 dhe në pajtim me masat dhe rekomandimet e dhëna të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shtabi i emergjencës i Komunës së Haraçinës shpallë thirrje publike për punë online në teritorin e Komunës së Haraçinës për të gjithë operatorët ekonomik për furnizim me të mira materiale të patjetërsueshme konform kërkesave prioritare të qytetarëve në kohën e orës policore  në teritorin e RMV-së.

Të gjithë  marketet dhe operatorët ekonimik në territorin e Komunës së Haraçinës që janë të interesuar të bëjnë dorëzimin dhe furnizimin e gjësendeve të nevojshme për nevoja urgjente e të patjetërsueshme gjatë kohës së orës policore gjatë vikendit për qytetarët e Komunës së Haraçinës, detyrimisht duhet të dërgojnë kërkesë si dhe të plotësojnë lajmërimin për punë online, deri tek Shtabi i Emergjncës i Komunës së Haraçinës në këtë adresë elektronike opstinaaracinovo@gmail.com  ose të dorëzojnë kërkesë në arkivin e Komunës së Haraçinës deri të enjtë në ora 12:00.

Të gjithë operatorët ekonomik  dhe markete bashkangjitur me kerkesën të kenë edhe vertetim për regjistrim të firmës.

Lajmërimet dhe kërkesat e dorëzuar  nga operatorët ekonomik, pas shqyrtimit do të jenë të procesuar deri te Departameni i stacionit policorë në Haraçinë.

Në këto periudha të vështira, për të tejkaluar me shpejtë dhe me sukses korona virusin COVID-19, Komuna e Haraçinës kërkon respektimin e masave dhe rekomandimeve të dhëna nga Qeveria e RMV-së dhe Ministria e Shëndetësisë.

Prijava-za-rabota