Duke e pasur parasysh rendësin dhe nevojat e nxënësve dhe arsimtarëve të Shkollës fillore komunale “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe duke e ditur qëllimin kryesor të institucioneve edukativo-arsimore për ngritjen e cilësisë së arsimit tek gjeneratat e reja Ne si Komunë nëpermjet Ambasadës Gjermane në Shkup kemi perfunduar me sukses projektin per furnizimin me paisje për kabinetet e lendëve të Matematikës, Fizikës, Kimisë dhe Biologjisë në vlerë prej mbi 300.000 denarëve.
Shprehi faleminderime të veçanta deri tek Ambasada Gjermane dhe deri tek zv.Ambasadori z. Oto Graf për mbështetjen dhe ndihmën e pashembullt që ia ofruan shkollës dhe nxënësve tonë duke e furnizuar me paisje të nevojshme për zhvillimin normal të proçesit edukativo-arsimor dhe duke iu krijuar mundësi të reja konkurues në per gkeneratat e ardhshme në shoqëri.
Poashtu dua të theksoj se me realizimin e këtij projekti nxënësit tonë do të fitojnë dituri dhe aftësi bazike edukativo-arsimore me qëllim që tek nxënësit të rriten ambicjet dhe dëshirat kundrejt shkencave naryrore.