L A J M Ë R I M

Për debat publik me qëllim informimin e qytetarëve dhe palët e interesuara me aktivitetet për ndertimin e Çerdhës së re për fëmijë si dhe dokumentacionin e “Vlersimi fillestar i kufizuar mbi ndikimin e mjedisit jetësorë dhe aspektet sociale për ndërtimin e Çerdhës së re”  në Komunën e Haraçinës në kuadër të Projektit për Përmisimin e Shërbimeve Sociale.

Me qëllim të paraqitjes së gjetjeve kryesore të dokumentacionit të përgaditur “Vlersim fillestar i kufizuar mbi ndikimin e mjedisit jetësorë dhe aspektet sociale për ndërtimin e Çerdhës së re” Komuna e Haraçinës sebashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do të organizojmë  debat publik më 27.12.2019 në ora 13:00. Debati publik do të mbahet në ambientet e Komunës së Haraçinës.

Rendi i ditës për debatin publik është caktur si në vijim:

1.Prezentim i “Projektit për Përmisimin e Shërbimeve Sociale”

2.Prezentim të “Projektit themelor për ndërtimin e Çerdhës së re për fëmijë”

3.Prezentim i “Vlersimi fillestar i kufizuar mbi ndikimin e mjedisit jetësorë dhe aspektet sociale për ndërtimin e Çerdhës së re”

4.Pyetje dhe përgjigje

5.Të ndryshme

Poashtu ju informojmë se dokumentacioni i përgaditur “Vlersimi fillestar i kufizuar mbi ndikimin e mjedisit jetësorë dhe aspektet sociale për ndërtimin e Çerdhës së re” do të jetë në shqyrtim publik në ueb faqen e Komunës (www.haracina.gov.mk) si dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (www.mtsp.gov.mk).

  1. Дневен ред на расправа Арачиново
  2. Известување Арачиново
  3. Првична ограничена оценка за изградба на градинка во Арачиново_24.12.19_SPA