DITË INFORMATIVE PËR BUJQIT

Të nderuar bujq të Komunës së Haraçinës ju ftojmë që të merrni pjesë në takimin informativ me karakter publik me temë “Rrjeti për të dhënat e kontabilitetit nga ferma” (FADN – Farm Accountancy Data Network) i organizuar nga Komuna e Haraçinës dhe Agjencia për nxitjen e zhvillimit në bujqësi, Departamenti për FADN në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.
Të gjithë ju do të keni mundësi që të informoheni me ate se çka paraqet FADN-ja, çfarë përfitoni nga ajo si dhe mundësitë e shrytëzimit të të dhënave nga FADN sistemi.
Takimi do të zhvillohet më 22 korrik 2019 në ambientet e Shkollës fillore komunale “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Haraçinë me fillim në ora 20:00.
Ju mirëpresim, me respekt Komuna e Haraçinës