Lajmërim për bujqit

Të gjithë fermerët dhe kompanitë bujqësore që dëshirojnë të investojnë në kapacitete përpunuese dhe pajisje do të kenë mundësi të marrin 50% mjete të pakthyeshme përmes programit IPARD.

Sot u shpall thirrjela e dytë për investime në mjete materiale për përpunim dhe marketing të prodhimeve bujqësore. Shpallja është deri më 14 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa fermerët në dispozicion kanë 13.2 milionë euro.

Sektorë të pranueshëm:
Qumësht dhe prodhime të qumështit;
Mish dhe prodhime të mishit (përfshirë vezët dhe shpendët);
Fruta dhe perime (duke përfshirë patatet, kërpudhat dhe kulturat leguminoze);
Drithëra, prodhime të bluara dhe niseshte;
Prodhime bimore, vajra dhe yndyrëra;
Shirë, verë dhe uthull;

Prodhimi i energjisë përmes impianteve për përpunim dhe prodhime nga kafshët nga biomasa primare dhe sekondare, me përjashtim të biomasës së produkteve të peshkut.

Kjo është thirrja e dytë nga programi IPARD 2 nga viti 2014 deri në vitin 2020. Që nga thirrja e parë janë nënshkruar 940 kontrata që arrijnë shumën prej 18 milionë euro. Fermerët nga IPARD 2 kanë në dispozicion 80 milionë euro, nga të cilat 60 milionë janë nga fondet evropiane dhe 20 milion nga buxheti.
Me qëllim të shfrytëzimit më të madh të fondeve IPARD, Ministria e Bujqësisë së bashku me Agjencinë e Pagesave në periudhën e ardhshme do të organizojnë takime informative nëpër të gjithë vendin që t’i inkurajojnë fermerët dhe kompanitë të aplikojnë.

Për informacione shtesë klikoni në linkun e më poshtëm:

http://www.ipardpa.gov.mk/Root/mak/default_mak.asp