Të nderuar bashkëvendas, Ministria e Transportit dhe lidhjeve  konfirmon publikisht mbështetjen financiare për implementimin e projektit të kanalizimit në Haracinë.  Siç ju sigurova më herët, NE PO PUNOJMË ME PROJEKTE KONKRETE dhe jo me fjalë boshe. Lajmi është një konfirmim i punës sonë! Haraçina po ndryshon!

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski e ka publikuar propozim-buxhetin për vitin 2019-të në lidhje me sektorin që e udhëheq dhe theksoi se Buxheti për vitin 2019 është zhvillimor, i krijuar që t’i përmbushë nevojat e qytetarëve dhe të stimulojë rritje ekonomike në shtet.
Buxheti i MTL-së për vitin 2019 do të jetë 7 miliardë e 269 milionë e 985 mijë denarë. Në pjesë e shpenzimeve kapitale janë të parapara mjete me vlerë prej 6 miliardë e 419 milionë e 925 mijë denarë.

“Realizimi i projekteve kapitale është parakushti kryesor për rritjen ekonomike të shtetit dhe përmirësim të kualitetit të jetës së qytetarëve. Viti 2019 për Republikën e Maqedonisë do të jetë me investime të mëdha kapitale në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe komunale, por edhe do të ndërtohet rrjeti i gazifikimit”, theksoi ministri Sugareski.

Ministria, ka ndarë mjete edhe për ndërtimin e kanalizimit në Haraçinë, gjegjësisht gjatë vitit 2019 ky projekt pritet që të përfundojë dhe për këtë janë ndarë 20 milionë denarë.

Me respekt

Milikije Halimi

Kryetare e Komunës së Haraçinës.