Të nderuar qytetar të Komunës së Haraçinës mbrëm nga persona të paidentifikuar dhe të pakujdesshëm dhe me qëllime dashakeqe për të gjithë ne është shkaktuar zjarr në deponinë e mbeturinave në Haraçinë i cili më pas është shpërndarë duke krijuar edhe erë të pakëndëshme dhe tym të shumtë ne Haraçinë, i cili paraqet rrezik për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë dhe njekohësisht shkakton ndotje të ambijentit jetësorë në tërësi. Ne si Komunë i kemi informuar njësitë e zjarrëfiksave të cilët e kanë normalizuar gjendjet faktike poashtu rastin e kemi paraqitur edhe në polici për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe zjarrë vënësi të përballet para institucioneve me ligjin dhe drejtësië. Poashtu ju bëj lutje dhe apel publik të gjithëve që sa më shumë te kemi kujdes dhe vëmendje në situata të këtilla dhe sa më shumë t’iu shmangemi zjarrë vënjeve duke kontribuar kështu në ruajtjen dhe përmisimin e ambientit jetësor.

Me respekt

Milikije Halimi

Kryetare e Komunës së Haraçinës